SHËRBIMET TONA


SHËRBIMET TONA

Agjencia SHPATA është kompani e cila jep ndihmë dhe bën sigurim fizik me personat të uniformuar për përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë.

Personeli për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve përzgjidhet nga stafi udhëheqës i Agjencia SHPATA me një kurs trajnimi dy javor.

Ruajtja fizike konstaton në:

  1. *Analizën dhe auditivin e sigurisë
  2. *Instalimin e sistemeve alarmuese
  3. *Roje fizike
  4. *Akses Kontroll
  5. *Njohja e armatimi
  6. *Ndihma e pare
  7. *Mbrojtje kundër zjarreve
  8. *Kodeksi i etikës së kompanisë
  9. *Përballimin e konflikteve
  10. *Kuadri ligjor të sigurimit

SISTEMET ALARMUESE

Alarmi i cili do të instalohet për mbrojtjen e objektit tuaj do të jetë i lidhur me qendrën e monitorimit tonë, pasi që të lidhet qendra jonë bën përcjellje të pandërprerë 24 orë për gjendjen dhe duke pranuar të gjithë informatat të cilat do të arrin nga qendra e alarmit. 

Me pranimin e secilit sinjal personeli i qendrës dhe monitorimit reagon me kohë dhe menjëherë lajmëron personelin e objektit e siguruar për kontroll ose informon patrullën mobile (grupin e gatshëm) të cilët në mënyrë efikase reagojnë. 

Në qendrën e monitorimit mund të lajmëroheni për çfarëdo problemi teknik të sistemit të alarmit p.sh. pyetje për përdorimin e sistemit ose diçka tjetër, nëse operatori nuk është në gjendje t’ju ndihmon do të dërgon ekipet e servisimit për të zgjedhur problemin tuaj. 

Agjencia SHPATA ofron sigurim me anë të monitorimin e sistemeve:

  1. *Sistem alarmeve
  2. *CCTV video monitorim
  3. *Kontroll në vendngjarje
  4. *Alarm kundër zjarreve

MENAXHIMI I SIGURISË

Agjencia SHPATA ka krijuar një performancë të shkëlqyer në fushën e menaxhimit të sigurisë në spektakle, koncerte, stadiume apo në aktivitete të ndryshme kulturore në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Të gjitha këto masa kanë rezultuar shumë suksesshëm në rritjen e të ardhurave të klubeve si pasoj e mirë e menaxhimit të procesit të hyrjes dhe kontrollit të biletave.

Në të përfshihen:

  1. *Sistemi i organizimit të forcave
  2. *Masat e sigurisë
  3. *Disiplinimi i lëvizjes
  4. *Kontrolle të rrepta në hyrje
  5. *Sistemi bashkëkohor i mbrojtjes ekzekutive të VIP-ave
  6. *Vendosja e sistemit të kontrollit, kamerave në hyrje

QENDRA OPERATIVE

Agjencia SHPATA ka ngritur qendrën moderne operative me sisteme elektro sinjalizuese të instaluara në objekte që përfitojnë shërbimet që bën të mundur kjo qendër moderne.

Misioni bazohet profesionalizëm tonë për të dhënë shërbime sa më të mira klientëve tanë , te ndërtojnë shoqëri sa më të sigurt, shoqëri të besueshme dhe krenare.

Kompania jonë ofron nderë moral dhe etikë për të gjithë bashkëpunëtorët dhe qytetaret e vendit tonë.

Miqësia ndershmëria dhe lojaliteti janë karakteristikat bazë të funksionimit tonë.

Në rast që ju ndodheni në objektin tuaj dhe keqbërësit kërkojnë tu ja vjedhin apo të bëjnë dëm në pronën tuaj, detektorët e instaluar të shërbimit kundra vjedhjes japin sinjal në qendrën operative dhe në një kohë rekord bëhet neutralizimi i tyre nga patrulla mobile grupi i gatshëm.

Në rast rreziku nga zjarri bëhet e mundur të evitohet me shpejtësi nëse përfitoni shërbimin e sistemit kundra zjarrit, qendra operative bëhet funksionale dhe patrulla mobile vjen në ndihmë dhe lajmërohen ekipet zjarrfikëse.

Për një shërbim të plotë kompania jonë ka në dispozicion mjetet adekuate të mbrojtjes duke përfshirë edhe armatimin.


TRAJNIMET

Në aktivitetin e kompanisë SHPATA një nga kriteret bazë të trajnimit është që stërvitja tu afrohet sa më shumë kushteve reale për situatat që mund të vijnë.

Përgatitja teorike duke u njohur teorikisht me tërësinë e elementeve të punës së tij edhe njohja e legjislacionit në fuqi.

Përgatitja psikologjike është domosdoshmëri bazë për përgatitje e personelit të ruajtjes dhe kjo arrihet duke kryer trajnim në kushte ekstreme.

Një nga aspektet e stërvitjes është edhe stërvitja mbi taktikat e operacioneve e cila konstaton në:

  1. *Mënyra e luftimit banesë
  2. *Mënyra e afrimit objekt
  3. *Mënyra e hyrjes objekt

Përgatitjet për vetëmbrojtje shërbejnë për të neutralizuar sulmet në afërsi të personave.

Përgatitja e qitjes është koncepti kryesor për specialistët e mbrojtjes ekzekutive të jenë në gjendje të kundërveprojnë ndaj agresorit në kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë të saktë, për këtë realizohet:

  1. *Qitja në mbrojtje të VIP-ave
  2. *Qitje në lëvizje vertikale
  3. *Qitje në evakuim
  4. *Qitje nga makinat

Dhënia e ndihmës së parë është kushti i domosdoshëm të përgatitjes së stafit të mbrojtjes së kompanisë SHPATA, personeli trajnohet për dhënien ndihmë në raste urgjente.

NA KONTAKTONI

XHON KENEDI, SKOPJE 1000, MAQEDONI

CERTIFIKATAT