RETH NESH

corporate

Më shumë se 14 vjet përvojë pune

Të dashur miq, motivi për të punuar në Agjencia e sigurimit SHPATA rrjedh nga dëshira e flaktë dhe vullneti i mirë për të pasur një siguri shoqërore, një rreth ideal dhe ambient të këndshëm për jetesë dhe punë, e gjithë kjo rrjedh nga tradita dhe kultura e familjes dhe të parëve tanë. 

Duke pasur parasysh turbulencat e viteve 80 dhe 90 gjatë tranzicionit të vendit, ndryshimet politike-ekonomike bënë që edhe tek ne të ketë ndryshime ndaj realiteteve pozitive dhe optimiste dhe atyre të dhimbshme dhe të frikshme për sfidat që vijojnë. 

Po kjo është motivi që themeluam Agjencia SHPATA, vendi ku punojnë njerëz profesional të specializuar për pengimin e vjedhjeve, mallverzimeve dhe gjithçka dëmton dhe është në dëm të njerëzve dhe pronave të tyre. 

Agjencia SHPATA ju ofron mbrojtje të sigurt klientëve të vet ndërmjet një stafi te përzgjedhur në mënyrë mjaft të kujdesshme sipas kritereve të forumit profesional, figurës morale dhe përgatitjes fizike. 

Të gjithë personeli i Agjencisë SHPATA posedojnë licencë të marrë nga oda për sigurimin e pronave dhe personave të RM.

NA KONTAKTONI

XHON KENEDI, SKOPJE 1000, MAQEDONI

CERTIFIKATAT